Barcelona, skuadër e autogolave

Barcelona është njëra ndër skuadrat me sulmin më të mirë në botë. Katalunasit shënojnë numër të madh të golave çdo edicion në kompeticionet ku marrin pjesë, mirëpo sipas një statistike të publikuar klubi blaugran e mban vendin e parë edhe sa i përket autogolave.

Sport

16/09/2015 16:05

Barcelona ësthtë rekordere edhe sa i përket golave të shënuar në portën e saj.

Katalunasit kanë realizuar më shumë autogola se çdo skuadër tjetër në Ligën e Kampionëve, që nga shtatori i vitit 2009.

Lojtarët e Barcelonës kanë shënuar pesë autogola në Ligën e Kampionëve që nga viti 2009, dy më shumë se sa cilado skuadër tjetër pjesëmarrëse në këtë garë.