Barcelona s’ka të ndalur, vjen edhe një përforcim i ri

Barcelona është afër të kompletojë një përforcim të ri.

Sport

12/07/2018 11:21

Barcelona do të ketë përforcimin e dëshiruar në mbrojtje dhe është pikërisht Clement Lenglet të cilin e kishte piketuar prej kohësh.

Bisedimet me drejtuesit e Sevillas ishin të vështira pasi këta të fundit dëshironin të rinovonin me lojtarin për t’ia rritur klauzolën por Barcelona tashmë ka bërë efektive pagimin e klauzolës aktuale prej 35 milionë euro.

Lenglet ia ka bërë të qartë drejtuesve që dëshiron ekipin katalanas ndaj dhe refuzoi rinovimin dhe tashmë kalimi i tij te Barcelona mund të quhet i kryer.