Barcelona s’ka frikë nga Reali

Adriano thotë se Barcelona nuk ka fare frikë nga rivali i La Ligës, Real Madrid. Kampioni në fuqi është vërshuar nga kritikat së fundmi, pas humbjes 3:1 nga Real Sociedad në xhiron e shkuar që i rrëzoi nga pozita e parë në tabelë, duke u tejkaluar nga Los Blancos. Mirëpo, Adriano pranon se Reali është…

Sport

28/02/2014 20:30

Adriano thotë se Barcelona nuk ka fare frikë nga rivali i La Ligës, Real Madrid.

Kampioni në fuqi është vërshuar nga kritikat së fundmi, pas humbjes 3:1 nga Real Sociedad në xhiron e shkuar që i rrëzoi nga pozita e parë në tabelë, duke u tejkaluar nga Los Blancos.

Mirëpo, Adriano pranon se Reali është në formë të mirë në periudhën e fundit, por insiston se Barcelona mbetet e përqendruar tek ndeshjes e saj.

“Reali nuk na frikëson”, deklaroi Adriano.

“Ata shënuan gjashtë gola kundër Schalkes, që nuk është e lehtë, edhe pse shumëkush mund të thotë se Schalke nuk është në nivel të njëjtë me Realin. Ne po ashtu luajtëm mirë kundër Manchester Cityt kur dikush dyshoi tek ne”, shtoi ai.

“Andaj, ne duhet të jemi të bashkuar dhe të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë deri më tani, që është të luajmë futboll dhe shpresoj se gjërat do të vazhdojnë të shkojnë mirë”, përfundoi ai.