Barcelona sjell Coutinhon, Real Madrid përgjigjet me përforcim nga PSG

Real Madrid ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit Goncalo Guedes, i huazuar aktualisht te Valencia.

Sport

11/01/2018 09:15

Real Madrid nuk do të qëndrojë pasiv gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Barcelona transferoi Philippe Coutinhon nga Liverpool, andaj rivali nga La Liga synon të reagojë duke angazhuar një përforcim nga Paris Saint-Germain.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se “Los Blancos” kanë shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit Goncalo Guedes, i huazuar aktualisht te Valencia, përcjell “lajmi.net”.

Guedes spekulohet se është nxjerrë në shitje nga PSG andaj Real Madrid e mirëpret në Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/