Barcelona shumë afër nënshkrimit me Frenkie de Jong

Frenkie de Jong është emri që nuk po lëshon vend në kryefaqet e shtypit sportiv.

Sport

14/12/2018 16:24

Mesfushori i talentuar holandez po kërkohet me ngulm nga skuadra si Manchester City, PSG e Barcelona.

Së fundmi, “Sport” shkruan se vetëm një hap larg nënshkrimit me lojtarin është skuadra e Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Për një kalim të mundshëm të De Jong në Barcelonë ka folur edhe babai i lojtarit, i cili ka thënë se skuadra nga “Camp Nou” është më tërheqësja.

Më herët është thënë se PSG veçse ka arritur marrëveshje me lojtarin, megjithatë gjithçka është hedhur poshtë nga vetë lojtari.

Mbetet të shihet nëse janari do të jetë afati i kalimit të mesfushorit të Ajax tek Barca. /Lajmi.net/