Barcelona shokon tifozët me vendimin për Dybalan (FOTO)

Barcelona ka marrë vendim të papritur për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala.

Sport

26/04/2017 14:53

Barcelona nuk është më e interesuar për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala.

Mediat italiane raportojnë se gjiganti katalan është tërhequr nga përpjekjet për blerjen e reprezentuesit argjentinas.

Dybala për një kohë të gjatë ishte përmendur si objektiv i madh i Barcelonës, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai së fundmi ka vazhduar kontratën në Juventus duke konfirmuar të ardhmen e tij në Torino. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy