Barcelona shkel rregullat, Real Madrid fiton “El Clasicon” me rezultat zyrtar 3:0? (FOTO)

Barcelona rrezikon ta humb “El Clasicon” kundër Real Madridit me rezultat zyrtar 3:0.

Sport

22/04/2017 15:39

Barcelona mund ta humb ndeshjen ndaj Real Maridit me rezultat zyrtar 3:0 nëse e aktivizon një futbollist të suspenduar në “El Clasicon” e së dielës.

Neymar ishte përjashtuar me dy kartonë të verdhë në ballafaqimin e fundit të Barcelonës në La Liga ndaj Malagas.

Neymar në fund u suspenduar për tri ndeshje edhe pse klubi katalan ende është duke u ankuar ndaj vendimit.

Kurse, trajneri Luis Enrique ka pranuar se mund ta aktivizojë në duelin e së dielës në Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.

Nëse ndodh kjo, Real Madrid do ta fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy