Barcelona shet përforcimin e ri të verës (FOTO)

Gerard Deulofeu mund të largohet nga Barcelona edhe pse u rikthye në klub gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

18/07/2017 09:21

Gerard Deulofeu nuk është ftuar në ekipin e Barcelonës për turneun përgatitor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat spanjolle spekulojnë se e ardhmja e tij në klub mund të jetë në dyshim, edhe pse ai u rikthye në Camp Nou gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Deulofeu zyrtarisht është i lënduar por dyshohet se prapa vendimit mund të ketë rol edhe interesimi i ndonjë klubi tjetër për transferimin e tij.

Lista e plotë:
Piqué, Rakitic, Sergio, Denis Suárez, Arda, A. Iniesta, Suárez, Messi, Neymar Jr, Cillessen, Mascherano, Paco Alcácer, Jordi Alba, Digne, S. Roberto, Aleix Vidal, Umtiti, Semedo,, Marlon, Douglas, Samper, Vermaelen, Munir, Ortolá, Jokin Ezkieta e Aleñá.