Barcelona shet një super futbollist për 193 milionë euro (FOTO)

Barcelona ka marrë një ofertë për ta shitur sulmuesin Neymar në Paris Saint-Germain për 193 milionë euro.

Sport

11/06/2016 12:22

Paris Saint-Germain është i gatshëm të paguajë 193 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Neymar.

“Daily Mail” ka bërë të ditur se kampioni i Ligue 1 ka intensifikuar përpjekjet për blerjen e reprezentuesit brazilian, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “Lajmi.net”.

Neymar ka kontratë me Barcelonën deri më 2018.

Kurse, në edicionin e sapo përfunduar realizoi 24 gola në 34 ndeshje.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.