Barcelona shet Fabregasin, blen Koken

Barcelona është e interesuar për transferimin e yllit të Atletico Madridit, Koke. Gjiganti katalan do të financojë blerjen e reprezentuesit spanjoll, nëpërmjet shitjes së mesfushorit Cesc Fabregas.

Sport

03/06/2014 22:10

Barcelona kërkon përforcime në mesfushë, dhe tashmë ka gjetur objektivin kryesor, yllin e Atletico Madridit, Koke.

Sipas portalit sportiv katalan Sport.es, trajneri i ri i Barcelonës, Luis Enrique ka vendosur ta vendos në shitje Cesc Fabregasin për të krijuar fonde të nevojshme për blerjen e Kokes.

Atletico Madrid kërkon 60 milionë euro – sipas dëmshpërblimit në kontratën e tij – për shitjen e Kokes, kurse drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta shpreson të gjejë një blerës për Fabregasin për rreth 36 milionë euro.

Gjiganti katalan ka para të nevojshme për të blerë Koken, 22-vjeç, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në sezonin e fundit duke qenë një prej futbollistëve kryesorë të Atletico Madridit që u shpall kampion i La Ligës dhe u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve, ku u mposht nga rivali i qytetit Real Madrid.

Derisa Barcelona ka bërë gati tentimin për të blerë Koken, Fabregas ka zgjuar interesim në Premierligë ku Chelsea dhe Manchester City janë të gatshëm ta rikthejnë në Angli.