Barcelona shënon fitore të lehtë në shtëpinë e Malagas

Barcelona ka shënuar fitore të lehtë 0-2 në udhëtim te Malaga.

Sport

10/03/2018 22:32

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28-të, në stadiumin ‘La Rosaleda’, Barcelona që kishte mungesë Lionel Messin, ka mposhtur 0-2 Malagan, për të vazhduar sigurt rrugëtimin drejt titullit.

Të dy golat e fitores, skuadra e Barcelonës i shënoi gjatë pjesës së parë.

Ishte Suarez që shënoi në minutën e 15’ për 0-1.

Në minutën e 28’, Coutinho dyfishoi epërsinë duke shënuar gol të bukur për 0-2.

Me këtë fitore, Barcelona numëron 72 pikë, ndërsa xhiron e ardhshme takohet me Bilbaon./Lajmi.net/