Barcelona-Sevilla, akuzë e rëndë nga Mathieu

Mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu, e ka kritikuar gjyqtarin kryesor të ndeshjes Barcelona-Sevilla.

Sport

23/05/2016 10:05

Sipas tij, ndërhyrja e Javier Mascheranos nuk ishte për karton të kuq.

“Ata të dy ishin duke e tërheqhur njëri-tjetrin. Ajo ndërhyrje nuk ishte për kartonin e kuq”, deklaroi Mathieu, përcjellë “Lajmi.net”.

Mascherano u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë të finales së Kupës së Mbretit.