lajmi.net

Barcelona sërish e para

Barcelona e riktheu kreun e La Ligës, në ‘rikthimin’ e Lionel Messit në top-formë. Ylli argjentinas inspiroi gjigantin katalan drejt fitores 4:1 në udhëtim te Sevilla, në kuadër të xhiros së 23’të. Si shpeshherë në periudhën e fundit, Barcelona ishte në disavantazh pas golit nga Alberto Moreno pas 15 minutash lojë. Mirëpo, Alexis Sanchez e…

Sport

09/02/2014 21:53

Barcelona e riktheu kreun e La Ligës, në ‘rikthimin’ e Lionel Messit në top-formë.

Ylli argjentinas inspiroi gjigantin katalan drejt fitores 4:1 në udhëtim te Sevilla, në kuadër të xhiros së 23’të. Si shpeshherë në periudhën e fundit, Barcelona ishte në disavantazh pas golit nga Alberto Moreno pas 15 minutash lojë.

Mirëpo, Alexis Sanchez e barazoi rezultatin në minutën e 34’të kurse pak para përfundimit të pjesës së parë, Messi shënoi duke e përmbysur rezultatin në favor të mysafirëve.

Ylli argjentinas shënoi sërish në minutën e 56’të duke ia bërë me dije Sevillas se nuk ka qka të kërkojë nga kjo përballje. Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Cesc Fabregas i cili shënoi dy minuta para fundit.

Me këtë fitore, Barcelona u rikthye në krye të La Ligës me 57 pikë, aq sa kanë edhe Real Madrid dhe Atletico Madrid, por kampionia udhëheq falë golaverazhit më të mirë.

Barcelona sërish e para

Barcelona u rikthye në krye të La Ligës pas fitores 3:0 ndaj Malagas në Nou Camp. Në një tjetër ballafaqim të fituar nga gjiganti katalan, në të cilin nuk shënoi gol sulmuesi kryesor, Lionel Messi, skuadra e trajnerit Gerardo Martino nuk lejoi befasi dhe kreu detyrën, pasi e nisi duelin nga pozita e tretë pas…

Sport

26/01/2014 21:52

Barcelona u rikthye në krye të La Ligës pas fitores 3:0 ndaj Malagas në Nou Camp.

Në një tjetër ballafaqim të fituar nga gjiganti katalan, në të cilin nuk shënoi gol sulmuesi kryesor, Lionel Messi, skuadra e trajnerit Gerardo Martino nuk lejoi befasi dhe kreu detyrën, pasi e nisi duelin nga pozita e tretë pas fitoreve të mëhershme të Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Qendërmbrojtësi Gerard Pique i kaloi vendasit në epërsi pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë kur shënoi nga afërsia pas një topi të devijuar me kokë nga Dani Alves.

Kurse, pas intervalit Pedro Rodriguez e dyfishoi avantazhin për Barcelonën, para se Alexis Sanchez të siguronte fitoren e vendasve me rezultat të thellë 3:0, me golin e tij pas një ore lojë.

Barcelona u rikthye në pozitën e parë, me 54 pikë, të barabarta me Atletico Madridin – por me golaverazh më të mirë – dhe një pikë më shumë se Real Madrid.

LM