Barcelona s’e thyen “mallkimin” e ‘Anoetas’, barazon me Sociedadin (VIDEO)

Real Sociedadi ka arritur ta ndalë për të shtatin sezon radhazi Barcelonën në ‘Anoeta’, duke barazuar 1:1 në kuadër të xhiros 13-të.

Sport

27/11/2016 22:36

Barcelona mund të ndahet e kënaqur edhe me barazim, në bazë të asaj që u pa në fushë, ku vendasit zhvilluan ndeshjen më të mirë këtë sezon në La Liga.

Pjesa e parë i takoi në tërësi vendasve, që krijuan raste të njëpasnjëshme përballë një Barcelone që e kishte të vështirë të kalonte gjysmën e fushës.

Përkundër shumë mundësive, Sociedad nuk arriti të gjej golin në pjesën e parë, për të shkuar në pushim me rezultat baras 0:0.

Me intensitet edhe më të lartë nisi pjesa e dytë, ku që në fillim të saj u shënuan gola.

Willian Jose shfrytëzoi mirë tollovinë në mbrojtjen e Barcelonës, për të shënuar për 1:0 në minutën e 53’.

Kjo epërsi nuk qëndroi shumë, dhe Barcelona në rastin e parë arriti të barazoi nëpërmjet Lionel Messit, që shënoi gol të bukur.

Ky gol ishte gjithçka që bëri Barcelona, pasi që Sociedad edhe pas kësaj vazhdoi të sulmoi, ndërsa në minutën e 76’ iu anulua edhe një gol i rregullt.

Ky barazim e lë Barcelonën në vendin e dytë në tabelë me 27 pikë, 6 më pak se Reali, me të cilën skuadër edhe përballet xhiron e ardhshme.


675656 by enjoylivehdi


Goal Willian Jose – Real Sociedad 1-0 Barcelona… by chamellion2

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.