Barcelona – PSV Eindhoven, lajm i keq për Suarezin

Luis Suarez nuk ishte në mesin e futbollistëve më të dallur te Barcelona nga takimi ndaj PSV Eindhoven.

Sport

19/09/2018 07:31

Coutinho, Dembélé, Messi…dhe Luis Suárez.

Sulmuesi uruguaian i Barcelonës nuk ishte në mesin e më të dalluarve te skuadra e tij në fitoren ndaj PSV Eindhoven me rezultat 4:0 në fillim të edicionit të ri në Ligën e Kampionëve.

Messi shpërtheu me het-trik, Dembele shtoi një tjetër gol të bukur në fitoren e madhe në Camp Nou.

Por, “Sport” shkruan se Suarez mbeti më së keqi, përcjell “lajmi.net”.

Ai u angazhua shumë por nuk ia doli të jetë efikas në fazën e sulmit duke iu bashkuar partnerëve të tij në listën e golashënuesve. /Lajmi.net/