Barcelona – PSG, befasi nga trajneri i Juventusit

Massimiliano Allegri ka befasuar me deklaratën e tij pas fitores së Barcelonës ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Sport

09/03/2017 14:27

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka deklaruar se kualifikimi i Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve është lajm i keq për skuadrat tjera që janë në garë.

Gjiganti katalan bëri rikthim sensacional nga disavantazhi 4:0 në ndeshjen e parë duke fituar 6:1 në Camp Nou.

“Me gjithë respektin ndaj Paris Saint-Germain, të kemi Barcelonën në çerekfinale nuk është aspak mirë”, deklaroi ai para ndeshjes kundër Milanit në Serie A të premten, përcjell “lajmi.net”.

“Diçka si kjo që i ndodhi Barcelonës në ndeshjen e parë në Paris nuk ndodh çdo vit, ose edhe më tepër në pesë vjet. Andaj, është normale që tani Barcelona të jetë favorite për të fituar Ligën e Kampionëve së bashku me Bayern Munichun dhe Real Madridin”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6