Barcelona – PSG, bast i ‘çmendur’ nga Neymar (FOTO)

Neymar kishte bërë një bast interesant me bashkëlojtarët e tij të Barcelonës për ndeshjen kundër Paris Saint-Germain.

Sport

10/03/2017 13:43

Neymar ishte i sigurt se Barcelona do të bëjë rikthim sensacional kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi i Brazilit u kishte thënë shokëve para ndeshjes se ndaj ekipit francez do të shënonte të paktën edhe dy gola, ka zbuluar radio spanjolle Cadena SER, përcjell “lajmi.net”.

Ai e fitoi bastin pasi realizoi dy herë në fitoren 6:1 që e kualifikoi Barcelonën në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6