Barcelona – PSG 6:1, ja çfarë ka bërë Gasol

Pau Gasol ka përshkruar emocionet e tij pas fitores së Barcelonës ndaj Paris Saint-Germain me rezultat 6:1 në Ligën e Kampionëve.

Sport

15/03/2017 13:18

Basketbollisti i njohur i San Antonio Spurs, Pau Gasol ka shprehur gëzimin e tij pas fitores së Barcelonës ndaj Paris Saint-Germain me rezultat 6:1 në Ligën e Kampionëve.

Ai ka thënë se është emocionuar nga rikthimi i madh i gjigantit katalan që humbi ndeshjen e parë me rezultat 4:0.

“Kam vuajtur por në fund jam gëzuar sepse u realizua diçka e pamundur”, deklaroi Gasol për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

“Futbollistët luftuan deri në fund dhe besuan në mrekulli, sepse ishte një mrekulli të realizohen tre gola pas golit të Cavanit. Minutat e fundit ishin epike, një gëzim i madh për futbollistët dhe tifozët e Barcelonës”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6