Barcelona prezanton transferimin e

Pasi nënshkroi kontratën me Barcelonën, Clement Lenglet doli në konferencën për shtyp ku tha se i duhet të punojë shumë që të arrijë të luajë.

Sport

13/07/2018 20:55

23-vjeçari ka ardhur nga Sevilla me ambicien të mëdha, edhe pse për një vend në formacion ka lojtarë si Gerard Pique dhe Samuel Umtiti.

“Dua të luaj sa më shumë që të jetë e mundur”, ka deklaruar Lenglet.

“E di që jam në një klub shumë të madh me konkurrencë në pozicionin tim, por unë do të përpiqem të luaj dhe të bëj çmos për të qenë në fushë për çdo ndeshje”.

“Unë jam këtu për të fituar tituj dhe kjo është shumë e rëndësishme”.