Barcelona pranon 65 milionë euro për yllin e tyre

Barcelona ka në tavolinë një ofertë rreth 65 milionë euro.

Sport

17/12/2018 09:27

Barcelona nuk është e kënaqur me Malcomin.

Skuadra katalonase e transferoi braziliani nga Bordeaux në këtë verë që shkoi, mirëpo nuk janë të kënaqur me të, përcjell “lajmi.net”.

Sipas ‘AS’, Barcelona ka marr një ofertë rreth 65 milionë euro nga Kina për shitjen e Malcom.

Skuadra katalonase është duke e menduar seriozisht këtë ofertë, pasi në verën e ardhshme mund të transferoj një lojtar me rëndësi më të madhe.

Barcelona pagoi 40 milionë euro për transferimin e Malcomit, ndërsa mund të dal në 25 milionë euro fitimi nga shitja e tij. /Lajmi.net/