Barcelona, po vjen Vermaelen

Thomas Vermaelen ka bërë një tjetër hap të madh drejt rikuperimit nga lëndimi duke marrë pjesë në një pjesë të stërvitjes së sotme.

Sport

25/03/2015 12:18

Thomas Vermaelen ka bërë një tjetër hap të madh drejt rikuperimit nga lëndimi.

Qendërmbrojtësi belg ka përfunduar një pjesë të stërvitjes me grupin e futbollistëve që kanë mbetur në klub, pas atyre që iu bashkuan Kombëtareve përkatëse në detyra ndërkombëtare, raporton “Mundo Deportivo”.

Vermaelen iu bashkua Barcelonës në verën e vitit të kaluar nga Arsenal.

Por, lëndimet e njëpasnjëshme e kanë pamundësuar që të debutojë me gjigantin katalan, tani kyri ka filluar faza përfundimtare e sezonit.