Barcelona po ëndërron transferimin e yllit të Manchester United

Drejtuesit e Barcelonës do të dëshironin të nënshkruanin me sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford, por janë në dijeni se ky transferim mund t’u kushtojë atyre.

Sport

21/02/2019 11:10

‘MundoDeportivo’ raporton se kampionët e Spanjës do të tentojnë transferimin e Rashford në ‘Camp Nou’, edhe pse çdo marrëveshje e tyre me Manchester United mund t’u kushtojë me tepër se 100 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net’.

Rashford ka rilindur me ardhjen e Ole Gunnar Solskajer në krye të Manchester United, duke u shndërruar në një startues të padiskutueshëm.

Rritja e Rashford në muajt e fundit, parashihet si pengesë e Barcelonës për të arritur të reprezentuesi anglez, dhe kjo dëshirë e tyre mund të mbetet vetëm një ëndërr e parealizuar.

21 vjeçari në 22 paraqitje në Premierligë këtë sezon ka shënuar nëntë gola./Lajmi.net/