Barcelona po e largon ‘dështakun’, pasi i gjen zëvendësuesin

Siç duket, Barcelona do të bëjë disa largime në janar.

Sport

18/12/2018 08:40

Barcelona dëshiron të bëjë disa transferime, andaj do të liroj vendin për prurjet e reja.

Skuadra katalonase me gjasë do të përshëndetet me Thomas Vermaelen, përcjell “lajmi.net”.

Mbrojtësi belg pësoi lëndim në fitoren ndaj Levantes, andaj do të mungoj për më shumëse një muaj.

Vermaelen ka edhe një muaj kontratë me Barcelonën, ndërsa këta të fundit nuk duan ta mbajnë më atë në skuadër, duke i kërkuar zëvendësuesin. /Lajmi.net/