Barcelona përsëri me zero

Barcelona ka arritur të shënojë fitoren e radhës në La Liga, por përsëri pa pranuar gol, duke thyer rekord në La Liga.

Sport

04/10/2014 20:49

Barcelona shënoi fitore në udhëtim te Rayo Vallecano me rezultat 2-0, duke e dërguar kështu në shtatë numrin e ndeshjeve pa pranuar gol në La Liga.

Në minutën e 35, Pique pason deri te Messi i cili arrin që të futet në zonën e kundërshtarit dhe të shënojë për epërsinë e skuadrës së tij.

Një minutë më vonë, Neymar me një goditje precize me të djathtën e tij, arrin ta dërgojë topin në rrjetë duke dyfishuar epërsinë e Barcelonës.

Deri në fund nuk kishte ndryshime të rezultatit dhe kështu me këto tre pikë, Barcelona është në maje të La Ligas me 19 pikë të grumbulluara nga shtatë ndeshje të zhvilluara.

Video