Barcelona përmbysë Levanten në “Camp Nou”, kalon në fazën tjetër të Copa del Rey

Barcelona ka arritur që me sukses ta përmbysë disavantazhin e ndeshjes së parë prej 2:1, ndaj Levantes.

Sport

17/01/2019 23:24

Katalanët kanë shënuar fitore me rezultatin 3:0 para tifozëve të vet në “Camp Nou” për të siguruar kalimin në fazën tjetër të garave në “Copa del Rey”.

Më të dalluarit në këtë takim ishin Lionel Messi dhe Ousmane Dembele të cilët shënuan dhe asistuan për skuadrën vendase.

Ishte fillimisht minuta e 30’ kur francezi Dembele hapi serinë e golave në këtë takim, për t’i dhënë epërsinë “blaugranëve”.

Vetëm 1 minutë më vonë, Messi asistoi për francezin, i cili realizoi golin e dytë personal në këtë takim.

Kur po luhej minuta e 54’, Dembele i ktheu favorin argjentinasit, i cili trefishoi epërsinë e Barcës (3:0).

Kështu, Barca ka arritur që me sukses ta kalojë edhe pengesën e quajtur Levante, për të vazhduar rrugëtimin në “Copa del Rey”. /Lajmi.net/