Barcelona ‘përjashton’ Man Cityn

Barcelona rrezikon të hidhërojë Manchester Cityn para duelit të kthimit të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, duke bërë një postim në uebfaqen zyrtare se dueli tashmë ka përfunduar. Gjiganti katalan e shfrytëzoi përjashtimin e mbrojtësit Martin Demichelis duke fituar takimin e parë në Etihad me rezultat 2:0, pas golave nga Lionel Messi dhe Dani…

Sport

19/02/2014 19:18

Barcelona rrezikon të hidhërojë Manchester Cityn para duelit të kthimit të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, duke bërë një postim në uebfaqen zyrtare se dueli tashmë ka përfunduar.

Gjiganti katalan e shfrytëzoi përjashtimin e mbrojtësit Martin Demichelis duke fituar takimin e parë në Etihad me rezultat 2:0, pas golave nga Lionel Messi dhe Dani Alves.

Rezultati nënkupton se skuadra e Manuel Pellegrinit do ta ketë shumë të vështirë të përmbys rezultatin në Camp Nou, edhe pse janë zotuar se ende nuk janë dorëzuar.

Por, Barcelona beson se City nuk ka shans. “Barcelona kurrë nuk ka dështuar të kualifikohet në një duel evropian pas një rezultati të tillë në takimin e parë”, shkruante në uebfaqen e Barcelonës në artikullin e titulluar: Kualifikimi i garantuar.

Por, Cityt do t’i rikthehet sulmuesi kryesor Sergio Aguero për ndeshjen e dytë dhe kjo nënkupton se rreziku i skuadrës angleze nuk duhet të nënçmohet.