Barcelona për tre tituj

Trajneri Gerardo Martino është kundërpërgjigjur ndaj kritikëve duke insistuar se Barcelona vazhdon të jetë në garë për tre tituj këtë sezon. Gjiganti katalan humbi 3:1 nga Real Sociedad fundjavën e kaluar dhe u rrëzua nga kreu i tabelës ku tani ka tri pikë më pak se Real Madrid. Por, pas fitores 2:0 ndaj Manchester Cityt…

Sport

01/03/2014 20:40

Trajneri Gerardo Martino është kundërpërgjigjur ndaj kritikëve duke insistuar se Barcelona vazhdon të jetë në garë për tre tituj këtë sezon.

Gjiganti katalan humbi 3:1 nga Real Sociedad fundjavën e kaluar dhe u rrëzua nga kreu i tabelës ku tani ka tri pikë më pak se Real Madrid.

Por, pas fitores 2:0 ndaj Manchester Cityt në Etihad në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, Martino ende mendon se skuadra e tij është në pozitë të fuqishme, pavarësisht disa rezultateve të papritura në periudhën e fundit në La Ligë.

“Në fillim të sezonit, të gjithë ne do të pranonim të jemi në këtë pozitë, jemi ende në garë për tre tituj, 20 ndeshje para fundit”, deklaroi 51-vjeçari.

“Ne ende kemi opsione dhe do të luftojmë për të gjitha. Kur pësoni një humbje, ju gjithmonë dëshironi që ndeshja e radhës të vjen sa më parë që është e mundur në mënyrë që ta leni disfatën pas jush”.

Barcelona ka kaluar në finale të Copa del Rey ku do të takohet me Real Madridin.