Barcelona ofron 60 milionë euro, nuk mjaftojnë (FOTO)

Barcelona ka ofruar 60 milionë euro për qendërmbrojtësin e Paris Saint-Germain, Marquinhos. Por, klubi francez ka refuzuar gjigantin katalan.

Sport

25/05/2016 09:10

Barcelona ka dështuar me një ofertë për transferimin e qendërmbrojtësit të Paris Saint-Germain, Marquinhos.

Gjiganti katalan ka ofruar 60 milionë euro por ka marrë një “jo” nga kampioni i Ligue 1, ka bërë të ditur “Le 10 Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

Marquinhos është objektiv i kahershëm i Barcelonës.

Por, PSG e vlerëson më tepër se sa ka ofruar klubi nga Camp Nou pasi dëshiron që ta ndërtojë ekipin e së ardhmes me të në mbrojtje.