Barcelona nuk është aq e rrezikshme

Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc, ka theksuar se Barcelona nuk është aq e rrezikshme, edhe pse humbi nga katalanët me rezultat 3:1 në Camp Nou.

Sport

11/12/2014 12:14

Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc, ka thënë se Barcelona nuk i është dukur fort e rrezikshme edhe pse e mposhti me rezultat 3:1 në Camp Nou, në duelin e xhiros së fundit në fazën e grupeve.

“Jemi të pakënaqur sepse kemi dashur të fitojmë, por nuk ishim të mirë sa duhej në sulm”, deklaroi Blanc.

“Kishim mundësi për ta barazuar rezultatin në 2:2, Barcelona nuk është aq e rrezikshme”, shtoi ai.

“Në pjesën e parë kemi pasur më së shumti raste, pastaj Neymar shënoi golin e dytë nga 25 metra. U kemi krijuar probleme, kemi bërë paraqitje të mirë por na mungoi saktësia”, përfundoi Blanc. P

SG do ta mësojë kundërshtarin e radhës të hënën.