Barcelona nuk e dëshiron këtë futbollist (FOTO)

Mesfushori Adama Traore nuk do të rikthehet në Barcelonë.

Sport

01/12/2015 13:15

Barcelona nuk është e interesuar ta rikthejë mesfushorin Adama Traore nga Aston Villa.

Traore u largua nga Camp Nou duke iu bashkuar klubit nga Premierliga.

Por, Barcelona ka mundësinë e rikthimit të tij, të cilën nuk do ta shfrytëzojë, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.

Adama nënshkroi me Aston Villan pasi nuk gjeti hapësirën e dëshiruar për lojë te Barcelona.