Barcelona nuk dorëzohet, kërkon Reusin

Pavarësisht dënimit nga FIFA, Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Sport

13/11/2014 09:01

Nëse Toni Kroos ishte një prej futbollistëve më të përfolur gjatë afatit kalimtar të verës, Marco Reus do të jetë në atë të ardhshmin.

Ylli i Borussia Dortmundit mund të largohet në fund të këtij sezoni një dëmshpërblim prej 25 milionë euro. Dhe, ai tashmë ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Real Madridin, Manchester Cityn, Bayern Munichun, e Liverpoolin.

Mirëpo, sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo”, në garë për shërbimet e tij është edhe Barcelona.

Gjiganti katalan i ka të ndaluara përforcimet deri në verën e vitit 2016, mirëpo prapë vazhdon të jetë e interesuar të bind Reusin që të pres për t’u transferuar në Camp Nou.