Barcelona nuk do ta shet këtë lojtar

Barcelona nuk e ka menduar asnjëherë shitjen e Ivan Rakiticit.

Sport

11/10/2018 19:19

Edhe pse shumë media kanë raportuar se Barcelona po e kërkon shitjen e Ivan Rakiticit, një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Skuadra katalonase e sheh kroatin si një lojtar shumë të rëndësishëm për skuadrën e tyre, përcjell “lajmi.net”.

Rakitic e ka filluar mbarë këtë sezon, duke i ndihmuar Barcelonës me gola në Ligën e Kampionëve dhe në LaLiga.

Kështu, katalonasit janë duke menduar që ta blindojnë atë, pas ofertave që ka marr nga disa skuadra të mëdha evropiane. /Lajmi.net/