Barcelona nuk do ta festojë titullin

Edhe nëse e fiton titullin e kampionit në La Ligë të shtunën, Barcelona nuk do të festojë një ditë me autobus të hapur në qytet. Arsyet janë të ndryshme.

Sport

16/05/2014 13:26

Nëse Barcelona fiton titullin e kampionit në La Ligë të shtunën, nuk do ta festojë atë me shëtitje me autobus në hapur në qytet, një ditë më vonë.

Ndjenja e një stinori të dështuar, të vulosur në pjesën e dytë të sezonit, duket të jetë arsyeja e vërtetë e mungesës së kremtimit të denjë, shkruan Daily Mail.

Futbollistët, stafi teknik, drejtorët dhe tifozët janë dorëzuar nga liga kohë më parë. Por, nëse e fitojmë të shtunën, prapë nuk pritet të zhvillohet festë e zakonshme me autobus të hapur, pasi shumica e futbollistëve, menjëherë një ditë më vonë do të largohem nga qyteti për t’ju bashkuar Kombëtareve përkatëse në përgatitje për Kampionatin botëror.

Në xhiron e fundit, janë vetëm dy skuadra që do të luftojnë për titull. Barcelona do ta fitojë titullim falë bilancit më të mirë në duele direkte, nëse mposht Atletico Madridin në Camp Nou.

Por, Atletico do të shpallet kampion edhe me një barazim nga Camp Nou, kurse për dallim nga Barcelona, vështirë se dikush do të bëjë gjumë në 48 orët e ardhshme.