Barcelona në stërvitje, lajm i keq nga Dembele

“Sport” shkruan se në stërvitjen e fundit ka munguar sërish sulmuesi Ousmane Dembele.

Sport

16/02/2018 07:34

Barcelona është në përgatitje të ndeshjes ndaj Eibarit në La Ligë.

Por, trajneri Ernesto Valverde nuk e ka në dispozicion komplet ekipin për ballafaqimin e radhës.

“Sport” shkruan se në stërvitjen e fundit ka munguar sërish sulmuesi Ousmane Dembele.

Ai ka pësuar një problem të ri përkundër paraqitjes në ballafaqimin ndaj Getafes, përcjell “lajmi.net”.

Por, së bashku me të mungoi edhe mbrojtësi Thomas Vermaelen dhe sulmuesi tjetër, Paco Alcacer. /Lajmi.net/