Barcelona në kërkim të një sulmuesi, këto janë opsionet

Barcelona po eksploron për të siguruar shërbimet e një sulmuesi.

Sport

15/12/2018 16:15

Kjo me gjasë po ndodh si pasojë e moshës së Luis Suarez, që po nxit skuadrën të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Sulmuesi Maxi Gomez i Celta Vigos dhe Andre Silva i Milan janë dy emrat e fundit në listën e dëshirave të “Blaugranëve”, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.

Katalunasit dëshirojnë që forcave aktuale të sulmit t’ia bashkojnë edhe Maxi Gomezin i cili deri më tani ka realizuar tetë gola këtë edicion. Vlera e tij konsiderohet të jetë 50 milionë euro.

Silva në anën tjetër, i cili po aktualisht paraqitet me Sevillan ku është në formë huazimi, ka shënuar poashtu tetë herë në sezonin 2018/19.

Kujtojmë se më herët është thënë se Barcelona mund të thyej rekordin e transfereve për të siguruar shërbimet e Harry Kane. /Lajmi.net/