Barcelona në gjysmëfinale

Barcelona siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale të Copa del Rey pas fitores 5:1 ndaj Levantes në Nou Camp. Gjiganti katalan kaloi tutje pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 9:2. Sergi Roberto realizoi autogol herët në minutën e nëntë duke kaluar mysafirët në epërsi. Mirëpo, Adriano e barazoi rezultatin pak para gjysmë ore lojë për Barcelonën,…

Sport

29/01/2014 22:51

Barcelona siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale të Copa del Rey pas fitores 5:1 ndaj Levantes në Nou Camp.

Gjiganti katalan kaloi tutje pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 9:2. Sergi Roberto realizoi autogol herët në minutën e nëntë duke kaluar mysafirët në epërsi.

Mirëpo, Adriano e barazoi rezultatin pak para gjysmë ore lojë për Barcelonën, para se në çastet e fundit të pjesës së parë kapiteni Carles Puyol ta dërgojë skuadrën e tij në pushim në avantazh 2:1.

Pas intervalit, Alexis Sanchez shënoi dy gola të shpejtë në minutat 50 dhe 52 duke siguruar fitoren e thellë të Barcelonës, të cilën e vulosi mesfushori Cesc Fabregas në minutën e 69’të.

Në gjysmëfinale, Barcelona do të takohet me fituesin e ballafaqimit Santander – Real Sociedad.