Barcelona mundet edhe pa Messin

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta pranon se mungesa e Lionel Messit për duelin e së martës mbrëma kundër Celticut në Ligën e Kampionëve është goditje e rëndë për ekipin, por insistoi se skuadra nuk varet nga një futbollist. Messi do të mungojë për dy-tri javë pas dëmtimit në kofshën e këmbës së djathtë gjatë…

Sport

30/09/2013 14:45

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta pranon se mungesa e Lionel Messit për duelin e së martës mbrëma kundër Celticut në Ligën e Kampionëve është goditje e rëndë për ekipin, por insistoi se skuadra nuk varet nga një futbollist.

Messi do të mungojë për dy-tri javë pas dëmtimit në kofshën e këmbës së djathtë gjatë fitores 2-0 ndaj Almerias të shtunën në La Ligë, rezultat i cili vendosi rekord të ri për Barcelonën prej shtatë fitoresh nga shtatë xhirot e para.

Katër herë futbollisti më i mirë i vitit në botë ka realizuar tetë gola në La Ligë këtë stinor dhe mungesa e tij pritet të ndihet në ekipin e Gerardo Martinos. Por, Zubizarreta nuk beson se mungesa e Messit duhet të përdoret si arsyetim nga ekipi.

“Ai është futbollist i vështirë për tu zëvendësuar”, deklaroi Zubizarreta para nisjes për në Skoci. “Ne duhet të luajmë pa futbollistin më të mirë në borë, por kemi ekip të përbërë nga futbollistë të shkëlqyeshëm. Futbollistët që janë këtu janë shumë të mirë dhe duhet të luajmë me ata që i kemi”, përfundoi ai.