Barcelona mund të dënohet nga La Liga

Liga spanjolle e futbollit (LFP) do ta akuzojë Barcelonën për fyerjet e tifozëve ndaj futbollistëve të Espanyolit, në derbin e qytetit të dielën.

Sport

09/12/2014 09:08

Liga spanjolle e futbollit (LFP) do ta akuzojë Barcelonën për fyerje në duelin e xhisor së shkuar në kuadër të La Ligës, kundër rivalit të qytetit, Espanyol, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Më herët gjatë javës, Real Madrid përjashtoi 17 tifozë që kishin fyer sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, dhe Kataloninë në duelin kundër Celta Vigos në Santiago Bernabeu.

Mirëpo, edhe tifozët e Barcelonës kanë bërë kore ofenduese ndaj futbollistëve të Espanyolit dhe Komisioni i Garës do t’i hetojë ato, me mundësi të shqiptimit të një dënimi për tifozët, por edhe Barcelonën si nikoqire e ndeshjes.