Barcelona mposht Real Madridin për përforcimin e ri

Mediat spanjolle raportojnë se klubi katalan është pranë marrëveshjes me Athletic Bilbaon për blerjen e Aymeric Laporte.

Sport

24/11/2017 10:41

Barcelona ka fituar garën për transferimin e mbrojtësit të Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte.

Mediat spanjolle raportojnë se klubi katalan është pranë marrëveshjes me Bilbaon për blerjen e tij.

Laporte kërkohej nga shumë klube të tjera përfshirë Real Madridin, përcjell “lajmi.net”.

Por, e ardhmja e tij pritet të jetë te skuadra nga Camp Nou. /Lajmi.net/