Barcelona mohon të ketë pranuar oferta nga Liverpool për Dembelen

Skuadra e Barcelonë ka mohuar faktin se ka pranuar ndonjë ofertë nga Liverpool, për shërbimet e Ousmane Dembele.

Sport

16/11/2018 16:26

“Blaugranët” transferuan 21 vjeçarin gjatë verës së vitit 2017, për 105 milionë euro, duke thyer kështu rekordin e klubit.

Por, francezi nuk ka arritur që të sigurojë një vend në formacionin e Valverdes, dhe anash kësaj ka shfaqur edhe probleme duke u paraqitur shpeshherë me vonesa në seancat stërvitore.

Skuadrat e mëdha evropiane është thënë se kanë shfaqur interesim për lojtarin. Liverpool është një prej emrave që është përmendur të jetë interesuar për Dembele. Megjithatë, një gjë të tillë nuk e ka pranuar menaxheri gjeneral i Barcelonës, Pep Segura.

“Nëse keni informacione nga shtypi anglez, atëherë pyetini ata. Nëse keni informacione rreth Liverpool atëherë pyetini ata” ka thënë Segura për “Cadena Ser”, transmeton lajmi.net.

“Deri më tani, nuk kemi oferta për Dembelen, dhe nuk jemi të interesuar të ndryshojmë strukturën e kampit” ka vazhduar ai.

“Nuk ka asnjë problem me Dembelen” ka përfunduar Segura.

Dembele ishte lënë jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Real Betis, gjë që nxiti reagimin e medieve. /Lajmi.net/