Barcelona mëson kundërshtarin për çerekfinalen e Copa del Rey

Barcelona ka mësuar sot dy lajme shumë të rëndësishme për vazhdimin e garave në “Copa del Rey”.

Sport

18/01/2019 17:36

Katalanët fillimisht kanë marrë lajmin pozitiv nga federata spanjolle se nuk do të dënohen për inkuadrimin e mbrojtësit Chumi.

Levante kishte adresuar një ankesë në federatë pasi lojtari ishte ndëshkuar me pesë kartonë të verdhë në garat e Segunda B, dhe ishte i suspenduar për një ndeshje.

Por, gjithçka është hedhur poshtë nga federata spanjolle të cilët kanë njoftuar se Barca do të jetë pjesë e skuadrave çerekfinaliste.

Në shortin e hedhur sot, Barcelona ka mësuar se për kundërshtar do ta ketë skuadrën e Sevillas, transmeton lajmi.net.

Këto dy skuadra gjithmonë kanë treguar spektakël ne ndeshjet e zhvilluara mes vete, dhe kështu pritet të ndodh edhe në këtë fazë të garave.

Barca dhe Sevilla janë takuar me njëra tjetrën edhe në finalen e Superkupës së Spanjës. /Lajmi.net/