Barcelona merr një lajm katastrofal për yllin e madh

Ajax i ka dhënë një lajm aspak të mirë Barcelonës.

Sport

15/10/2018 10:48

Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars ka thënë se nuk ka asnjë shans që Barcelona ta transferoj në janar Matthijs de Ligtin.

Sipas tij, ata nuk do ta shesin mbrojtësin në janar, pasi do ta kenë shumë të vështirë ta mbulojnë hapësirën e tij.

“Shanset që Matthijs de Ligt të largohet nga skuadra, janë zero për qind”, ka thënë Overmars, përcjell “lajmi.net”.

“Ka disa skuadra që janë në garë për të, mirëpo ne nuk duam ta humbasim atë në afatin e janarit, pasi do ta kemi shumë të vështirë të gjejmë zëvendësues për të “, ka shtuar më tej drejtori sportiv i Ajaxit. /Lajmi.net/