Barcelona merr nesër vendimin për transferimin e lojtarëve

Barcelona është duke pritur një vendim mjaft të madh, pasi nesër do të vendoset fati i saj, nëse do të ketë të drejtë të transferojë lojtarë gjatë janarit dhe gjatë verës.

Sport

29/12/2014 14:42

Barcelona momentalisht është e dënuar dhe nuk do të ketë të drejtë të transferojë lojtarë të rinj gjatë afatit kalitmar të janarit dhe gjatë verës.

Sidoqoftë, skuadra blaugranase ka bërë apel në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, teksa nesër pritet të merr përgjigje për një gjë të tillë.

Nëse përgjigja do të hetë pozitive, atëherë blaugranët pritet të bëjnë lëvizje gjatë janarit, sidomos me tranferimin e yllit të Dortmundit, Marco Reusit dhe ndonjë mbrojtësi tjetër.