Barcelona me transferim nga Franca

Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Lille, Nicolas Pepe.

Sport

20/02/2019 18:54

Sulmuesi i talentuar i Lille, Nicolas Pepe, mund të ndërrojë skuadër në fund të sezonit, pasi po kërkohet nga shumë skuadra.

Në mesin e tyre, është edhe Barcelona, që e vendosur ka hyrë në garë për 23 vjeçarin.

Për të siguruar shërbimet e 23 vjeçarit, Barcelona duhet të mposhtë garën me francezët e PSG, që po ashtu janë të interesuar, përcjell ‘lajmi.net’.

Pepe, është pjesë e Lille që nga viti 2017, dhe në 59 paraqitje ka shënuar 29 gola./Lajmi.net/