Barcelona me transferim ‘bombë’ nga Serie A

Sergej Milinkovic-Savic ishte njëri ndër lojtarët më të përfolur të afatit të kësaj vere.

Sport

23/10/2018 10:42

Sergej Milinkovic-Savic është rikthyer në radarin e klubeve evropiane.

Mesfushori serb ishte cak i Juventusit, Manchester Unitedit, Chelseas dhe Milanit, mirëpo ai vendosi që të qëndroj te Lazio, përcjell “lajmi.net”.

Por, vëmendja nga Milnikovic-Savic nuk është larguar, pasi tani po e kërkon Barcelona.

Skuadra katalonase është shumë e interesuar në shërbimet e mesfushorit të Lazios, mirëpo tani duhet paguaj mbi 100 milionë euro për ta transferuar në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/