Barcelona me transferim befasues nga Bundesliga

Barcelona po e kërkon një sulmues në këtë afat kalimtar.

Sport

16/01/2019 10:13

Barcelona dëshiron ta transferojë një sulmues si partner për Luis Suarezin.

Skuadra katalonase ka në listë disa emra, ndërsa tani është futur edhe sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Luka Jovic, përcjell lajmi,net.

Sipas Cadena Cope, sulmuesi kroat do ta zëvendësojë Munir El Haddadin që do të kalojë te Sevilla në këtë afat.

Barcelona do të paguajë 35 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Jovic, ndërsa skuadra gjermane është pajtuar ta shet atë. /Lajmi.net/