Barcelona me short ‘fantastik’ në Ligën e Kampionëve

"Sport.es" ka parashikuar kundërshtarët e mundshëm në fazën tjetër të garës.

Sport

23/11/2017 07:18

Barcelona do të jetë fituese e grupit të saj në Ligën e Kampionëve.

Pas barazimit 0-0 ndaj Juventusit, skuadra katalane gjendet rehat në pozitën e parë.

“Sport.es” ka parashikuar kundërshtarët e mundshëm në fazën tjetër të garës, përcjell “lajmi.net”.

Në përjashtim të Bayern Munichut, Barcelona mund të ketë short të lehtë me kundërshtarë të tjerë si Basel, Shakhtar, Roma ose Porto. /Lajmi.net/