Barcelona me përforcim nga Man Utd

Drejtori teknik i Barcelonës, Robert Fernandez përcolli nga tribunat ndeshjen Benfica - Man Utd në Ligën e Kampionëve duke ndjekur Anthony Martialin.

Sport

20/10/2017 10:03

Barcelona kërkon një përforcim të madh nga Manchester United.

“Mundo Deportivo” raporton se klubi katalan është duke konsideruar mundësinë e paraqitjes së një oferte për transferimin e sulmuesit Anthony Martial.

Drejtori teknik i Barcelonës, Robert Fernandez përcolli nga tribunat ndeshjen Benfica – Man Utd në Ligën e Kampionëve duke ndjekur Martialin, përcjell “lajmi.net”.

Martial mund të jetë objektivi i radhës i Barcelonës për verën e vitit 2018. /Lajmi.net/