Barcelona me një ndryshim në sulm ndaj Leganes

Barcelona zhvillon sonte ndeshjen e radhës në La Ligë ndaj Leganes.

Sport

26/09/2018 09:22

Barcelona është mysafire e Leganes sonte në ballafaqimin e radhës në La Ligë.

Dueli do të fillojë nga ora 20:00 dhe ekipi katalan kërkon fitoren pas barazimit në duelin e shkuar ndaj Gironas.

“Mundo Deportivo” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona do të ketë ndryshime, sidomos në sulm ku sërish pritet të startojnë Messi, Dembele dhe Munir. /Lajmi.net/