Barcelona me lajm fantastik për Dembelen

Ousmane Dembele është operuar me sukses.

Sport

20/09/2017 11:31

Ousmane Dembele ka filluar nga sot periudhën e rikuperimit nga lëndimi.

Përforcimi i ri i Barcelonës i është nënshtruar operacionit pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Getafes.

Kurse, klubi katalan ka bërë të ditur se ndërhyrja ka qenë e suksesshme, përcjell “lajmi.net”.

Dembele tani do të kthehet në Barcelonë për ta filluar fazën e rikuperimit nga lëndimi.

Klubi nga Camp Nou ka bërë të ditur se ish sulmuesi i Borussia Dortmundit do të jetë i gatshëm për lojë pas 3-4 muajsh. /Lajmi.net/